INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Padia e Opozitës, Rama: Dy gjysmëgjela më kallëzuan, i falenderoj, gati të hetohem

Padia e Opozitës, Rama: Dy gjysmëgjela më kallëzuan, i falenderoj, gati të hetohem

Publikuar më: 10:33 04-10-2018

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, paditën në Prokurori kryeministrin Edi Rama për kërcënim të ish-oficerit të policisë, Emiljano Nuhu, lidhur me çështjen e Xhisiela Malokut.

Por kreu i qeverisë, Edi Rama ka reaguar menjëherë pas padisë së dorëzuar sot në Prokurorinë e Tiranës.

Me një postim në Tëitter, Rama i quan dy gjysmagjela, krerët e grupeve parlamentare të opozitës, konkretisht Spahon e PD dhe Vasilin e LSI, por i sfidon duke thënë se është gati të hetohet.

“Dy gjysmagjela të opozitës së shpërndarë më paskan kallëzuar në Prokurori në emër të heroit të filmit Babale 2 I falenderoj dhe plotësisht gati të hetohem, duke pritur me durim që Prokuroria t’i nxjerrë fundin të dy Babaleve, ndërkohë që puna për Paketën Antishpifje vazhdon”, – shkruan Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0043849945068359