Padinë e kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Ballës për shpifje, që u depozitua sot në Gjykatë, deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji e ka ironizuar me një postim në Facebook, duke lënë të kuptohet se paratë për deformimin e së vërtetës, Fredi Alizotit ja dha Balla dhe jo ai.
Në vijim Salianji ironizon edhe nismën “Antishpifje” të PS që fondet nga gjyqet e fituara do t’i depozitojë në fondin e edukimit duke theksuar se për “krimin” e partisë në pushtet duhet riedukim.
“Unë që “ i dhashë” Alizotit 200.000 Euro, për Ballën 10 milion lek janë hiç. Të gjitha paratë që kemi të shkojnë për fondet e riedukimit, të ndihmojmë PS nga shokët e krimit! Sapo ka filluar! Të fala departamentit të shpifësave!”, shkruan Salianji në rrjetin social.