INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Padit kompaninë e takimeve elitë. Pagoi 12 mijë paund dhe nuk takoi asnjë njeri të përshtatshëm

Padit kompaninë e takimeve elitë. Pagoi 12 mijë paund dhe nuk takoi asnjë njeri të përshtatshëm

Publikuar më: 08:34 25-06-2018

Një punonjëse finance paditi një shërbim takimesh elitë për pagesën e tarifës vjetore prej 12,600 paund pasi tha se nuk takoi asnjë person të përshtatshëm. Tereza Burki e divorcuar, e cila jeton në Belgravia, në qendër të Londrës, ka dërguar në gjyq kompaninë që ofron shërbime “Shtatëdhjetë dhe tridhjetë” duke e çuar çështjen në Gjykatën e Lartë pasi nuk arriti të gjejë dashurinë që po kërkonte. “Shtatëdhjetë dhe tridhjetë” e quan veten 'shërbimi përfundimtar i takimeve, me një anëtarësi ndërkombëtare që përbëhet nga burra dhe gra të pasur dhe me ndikim'. Por Tereza po e padit, sepse megjithë premtimin që bën kompania se "do të takoni beqarët që ju ëndërroni ", ajo pretendon se ai kurrë nuk bëhen realitet. Kompania e takimeve është kundërpërgjigjur duke e paditur financieren dhe konsulenten për shpifje.

me_femijet.jpg

Gjykatësi i çështjes Justice Julian Knowles thuhet se ka cituar tekstin 'Can not Buy Me Love' që do të thotë ‘Nuk mund të blesh dashurinë time” gjatë procedurave në Gjykatën e Lartë në Londër. Beteja filloi një vit pasi ajo ju bashkua kompanisë. Ishte viti 2015 dhe kur kërkoi që ti ktheheshin lekët pas, por kërkesa e saj u refuzua. "Shtatëdhjetë dhe tridhjetë” është një kompani që ofron shërbime romantike për t'u lidhur me njerëz të pasur. Ajo e përshkruan veten se ka arritur të lidh një mijë njerëz të pasur dhe të suksesshëm. "Tereza Burki është një nga ish-klientët e saj. Në fund të vitit 2014 ajo pagoi te “70/30” një pagesë prej 12,600 paund në këmbim të prezantimeve për burra të pasur dhe të kualifikuar.

Article Logic
Execution time: 0.0025870800018311