INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Padit komunën se e kafshoi qeni. Dëmshpërblehet me 3 mijë euro

Padit komunën se e kafshoi qeni. Dëmshpërblehet me 3 mijë euro

Publikuar më: 12:27 07-11-2018

Një banore e komunës së Pejës do të marrë 3 mijë euro kompensim pasi u kafshua nga një qen endacak. Media “Betimi për Drejtësi” shkruan se komuna e Pejës do të detyrohet t’i paguajë këtë shumë paditëses Seniha Gjeladini, e cila kishte kërkuar kompensim dëmi material dhe jo material për sulmin e kafshës.
Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar pjesërisht kërkesëpadinë e paditëses Seniha Gjeladini. Sipas aktgjykimit të përpiluar nga gjykatësi Fatmir Baloku, e paditura Komuna e Pejës detyrohet që paditëses, në emër të dhimbjeve të përjetuara, frikës, shëmtimit, mjekimit dhe ushqimit të përforcuar, ta kompensojë në shumën prej 3 mijë 157 euro. Në arsyetimin e theksohet se nga administrimi i provave gjatë shqyrtimit gjyqësor, është vërtetuar se e paditura, Komuna e Pejës është përgjegjëse për kompensimin e dëmit material dhe jo material, si pasojë e sulmit të qenve endacakë. Sipas gjykatës, nuk qëndrojnë thëniet e palës së paditur se Komuna e Pejës nuk është kompetente të ofrojë sigurinë e qytetarëve nga qentë endacakë dhe kompensimin e qytetarëve për shkaktimin e pasojave nga qentë endacakë.
Ndryshe, në padinë e ushtruar më 20 janar 2017, në Gjykatën Themelore në Pejë, nga pala paditëse, thuhet se e njëjta kishe pësuar lëndime si pasojë e kafshimit nga një qen endacak, që kishte ndodhur më 22 nëntor 2016, rreth orës 22:00, në oborrin e shtëpisë së saj, në rrugën “Ahmet Gjikolli“, në Pejë. Sipas padisë, paditësja Gjeladini, në natën kritike duke dalë në oborr, befas është sulmuar nga një qen endacak, i cili e kishte kafshuar në pjesën e barkut. Në fund të padisë, paditësja ka propozuar gjykatës që të detyrohet e paditura, Komuna e Pejës, që paditëses Seniha Gjeladini, në emër të kompensimit për lëndimet trupore të shkaktuara si pasojë e kafshimit të qenit, të kompensojë dëmin material dhe jo material.

Article Logic
Execution time: 0.0032651424407959