INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Paditë nga emigrantët. 250 mijë azilkërkuesit, po çojnë sistemin në kolaps [VIDEO]

Publikuar më: 15:32 21-07-2017

Numri i rasteve të paraqitura nga azilkërkuesit që sfidojnë vendimet e autoriteteve të emigracionit në gjykatat gjermane po e çon sistemin ligjor në prag të kolapsit, paralajmërojnë gjyqtarët. Numri i madh i rasteve të parashtruara ka tronditur gjykatat civile të vendit, tha Robert Seegmuller, kryetar i Shoqatës së Gjykatësve të Drejtësisë Administrative gjermane, duke folur për një media vendase. Seegmuller është ankuar për numrin e madh të padive që janë ngritur kundër Zyrës Federale për Migrim dhe Refugjatë (BAMF). Mijëra aplikantë kanë kundërshtuar vendimet e dorëzuara për rastet e tyre nga zyra e migrimit duke përfshirë urdhrat e dëbimit përsëri në vende potencialisht të pasigurta si Afganistani. Të dhëna jozyrtare flasin për rreth 250,000 raste që kërkojnë azil dhe që presin të paraqiten para gjykatave. Kreu i shoqatës së gjyqtarëve tha se "Sistemi i gjykatave administrative nuk mund të përballojë një shifër të tillë shumë gjatë. Në një moment, gjithçka do të shembet ", paralajmëroi  ai.  Shoqata e gjyqtarëve ka bërë apel për shtim të personelit  pasi një numër kaq të madh rastesh , sistemi gjyqësor gjerman nuk e përballon dot ndërsa kritikon punën e autoriteteve të migracionit duke e konsideruar si vendimmarrje të dobët.

Article Logic
Execution time: 0.0036141872406006