IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Paditet këngëtarja e famshme Jennifer Lopez

Paditet këngëtarja e famshme Jennifer Lopez

Publikuar më: 10:48 01-04-2017

Jennifer Lopez është paditur ditën e mërkurë nga një kompani pajisjesh “hoverboard”, e cila ka furnizuar stafin e këngëtares gjatë rezidencës së saj në “Las Vegas”. Në këmbim Lopez duhet të reklamonte kompnainë në rrjetet sociale. Por “ Sidekick Group Corporation”,ka ngritur padi pasi, pretendon se marrëveshja është shkelur nga këngëtarja. Kjo kompani i ka dhënë performuesve dhe balerinëve të këngëtares në total 42 copë “hoverborad”, raporton “TMZ”.
Këngëtares nuk i janë kërkuar para, por në një kontratë të lidhur mes tyre, Lopez duhet ta promovonte këtë kompani në rrjetet sociale. 47-vjeçarja duhet të bënte një postim çdo tre muaj në “Instagram” ose “Twitter”, por sipas pretendimeve të kompanisë, ajo ka bërë vetëm një postim, i cili më vonë është fshirë. “Sidekick Group Corporation” pretendon se vlera e pajisjeve shkon deri në 54.390 dollarë.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0034279823303223