Luajtën në shtëpi por as ky favorizim nuk i ka ndihmuar Zonjës së Vjetër të kthehet tek fitorja në kampionat.
90 minuta për t’u harruar nga Juventusi, i cili u mposht me rezultatin 1-2 përballë Lazios.
Goli i Douglas Costa erdhi i pari në minutën e 24 dhe u duk se Juve mori frenat e lojës, por padyshim një meritë të veçantë për rikthimin e Lazios në lojë ishin pritjet e Strakoshës dhe përmbysja e rezultatit nga Immobile në minutat e 47 dhe 52, shkruan jeta osh qef.
Ndër tjera 21-vjeçari Strakosha priti edhe gjuajtjen e argjentinasit Paulo Dybala nga pika e 11 metërshit në minutën e 96-të.
Ndeshja e sotme ka qenë një ndër perfomancat më të mira të portierit shqiptar, i cili e kthen Lazion në një ekip që rivalët nuk duhet ta nënvlerësojnë.