INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Paga minimale në Shqipëri për turp! Ja sa është në shtetet fqinje

Paga minimale në Shqipëri për turp! Ja sa është në shtetet fqinje

Publikuar më: 08:16 18-04-2019

Paga minimale në Shqipëri është në nivele tejet të ulëta. Ajo është 211 euro, në një kohë që në Maqedoni është 240 euro. Sipas Eurostat ndonëse në vlerë absolute, paga minimale në Shqipëri është sa 89% e asaj në Maqedoni, një individ me një pagë minimale në Shqipëri, mund të blejë vetëm sa 75% të mallrave dhe shërbimeve që blihen në Maqedoni. Shqipëria ka jo vetëm pagën më të ulët në rajon dhe BE, por ka dhe diferencë shumë të lartë sipas Standardeve të Fuqisë Blerëse. Ata që paguhen me pagë minimale në vendin tonë, blejnë më pak mallra dhe shërbime. Kjo nënkupton se paraja ka shumë më pak vlerë në Shqipëri, për shkak të çmimeve të larta të produkteve në raport me të ardhurat. Eurostat ka përllogaritur nivelin e pagave minimale në vendet e Bashkimit Europian, vendeve kandidate dhe të Turqisë duke u bazuar në Standardin e Fuqisë Blerëse. Paga minimale në Turqi është 422 euro, pra dyfish më e lartë se ajo e Shqipërisë, por që realisht vlen tre herë më shumë.
Fakti që monedha shqiptare ka pak vlerë tregohet dhe tek të dhënat e tjera të Eurostat, për shpenzimet për ushqime. Sipas këtyre të dhënave, për Shqipërinë, shpenzimet nominale për ushqime, përbënin 31% të Prodhimit e Brendshëm Bruto. Për mesataren e BE-së, ky tregues është vetëm 6% e PBB.

Article Logic
Execution time: 0.0037350654602051