INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pagesa e Rrugës së Kombit! Kompensimin për banorët do ta mbulojë qeveria

Pagesa e Rrugës së Kombit! Kompensimin për banorët do ta mbulojë qeveria

Publikuar më: 09:25 07-05-2018

Pas protestave të banorëve të Kukësit për pagesën e Rrugës së Kombit tarifa për momentin ka "ngrirë". Mësohet se qeveria, përfaqësia e banorëve të qarkut të Kukësit dhe kompania koncensionare janë në negociata për rishikimin e kontratës, me synimin uljen e tarifave për banorët. Burimet të Monitor pranë grupit negociator konfirmuan se, çdo ulje tarife do që do të dakordësohet në favor të banorëve do të përballohet nga buxheti i shtetit.

Kompania ka përllogaritur kostot e mirëmbajtjes dhe investimeve me tarifat aktuale, ndaj çdo ndryshim me ulje do të kompensohet nga qeveria. Kjo zgjidhje është një praktikë normale përbotshme.
Ndërsa ekspertët nga Ministria e Transportit pohuan se negociatat me grupet e interesit janë në proces dhe ende nuk ka rezultate finale, por ato lanë të kuptohet se kostot nga ulja e çmimit për banorët e qarkut të Kukësit do të kompensohen nga arka e përbashkët e taksapaguesve shqiptare.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038518905639648