Në programin ‘Një kat më lart’ të moderatorit Ermal Peçi në IN Tv ishte e ftuar edhe këngëtarja Ertila Koka. Ajo ndryshe nga shumë emra të tjerë të showbizz-it ka ndjekur një formim profesional duke mos qenë vetëm këngëtare klipesh apo e njohur rishtazi. Por si ndihet ajo përballë tregut tonë, ku vajzat provojnë çdo ditë të këndojnë? Ja ka vlejtur investimi i saj akademik? Ertila i përgjigjet kështu Ermalit:
‘Nuk jam penduar, unë vlerësimin e kam. Ku do që shkoj, njerëzit duan Ertilën e ëmbël dhe të formuar. Për mua kjo ka rëndësi, se sa miliona klikime në dy ditë. Janë bullshit. ’.
Duke përmendur koncertet gjatë bisedës, Ermali e pyet Ertilën për pagesat në to, korektësinë që kanë organizatorët kundrejt saj e kolegëve.
‘Pagesat? Janë korektë. Dikush është munduar të vonohet, por i them do të nxjerr në gazeta. Pagesa ime më e lartë është në Arabi, isha e ftuar atje, në Kurdistan, mora 3500 dollarë’.
Zbuloni më shumë rreth koncerteve, raportit me kolegët dhe mediat sociale pas minutës së 18-të të intervistës ‘Një kat më lart’.