INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pagesa për Rrugën e Kombit do të shtyhet. Ja pse…

Pagesa për Rrugën e Kombit do të shtyhet. Ja pse…

Publikuar më: 13:53 16-08-2017

Aplikimi i pagesës në “Rrugën e Kombit” si rezultat i dhënies së saj me koncesion do të vonohet më shumë se parashikimet e kushteve të tenderit, për shkak se një inventar që po kryhet për dorëzimin e objektit ka nxjerrë në pah se disa punime te kontraktuara nga qeveria shqiptare nuk kanë përfunduar, e kjo ngre dhe dyshimin se mund të rrisë më tej koston e koncesionit edhe me mbi 70 mln euro. Janë verifikuar se mungojnë disa skarpata anës rrugëve dhe nga ana tjetër ka shumë dëmtime në hyrje daljet e autostradës, të cilat i bëjnë të pamundur koncesionarit të fillojë zbatimin e kontratës.
Këto gjetje dhe punimet e tjera të kontraktuara, por të parealizuara duket se do të rritin faturën financiare të koncesionit.

Article Logic
Execution time: 0.0035638809204102