Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku bëri me dije se ende nuk është e vendosur nëse rruga Tiranë-Durrës do të bëhet me pagesë. Ajo sqaroi se projekti që parashikon pagesën është ende në studim dhe vetëm pasi të shikohet i gjithë projekti, do të vendoset nëse kësaj rruge do t'i vihet trau. “Nuk kam deklaruar në asnjë studio që në shtator fillon pagesa për rrugën Tiranë- Durrës. Nuk bëhet fjalë për t’u vendosur një tra as në shtator, as në dhjetor”, tha ajo, duke shtuar se, “Ky studim ndodhet në duart e ekspertëve. Kur unë të kem mbi tryezën time dosjen e qartë dhe të detajuar, do ju përgjigjem pyetjeve tuaja, sa do të jetë, a do të jetë e përshkallëzuar, por ky projekt sot nuk është në fazën për t’i thënë këto detaje”, tha Balluku. Ajo siguroi që nuk do vendoset pagesë për Tiranë-Durrës pa u bërë rruga alternative Tiranë-Plepa.
Këto detaje ministrja i dha gjatë interpelancës së thirrur nga deputeti i opozitës, Artur Rroshi. Ai i kërkoi llogari për mos kthim të borxhit ndaj koncensionarwve që ka qeveria. Por ministrja Balluku i hodhi konstatimet e Rroshit, duke thënë se, “Për cilin borxh flisni, borxhi është në nivelet më të uëlta ndonjëherë”.