INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Pagesat në ujësjellës. Nga nesër nisin gjobat dhe arrestimet për lidhjet e paligjshme [VIDEO]

Publikuar më: 16:06 28-02-2018

Deri në orën 20:00 të ditës së mërkurë konsumatorët familjarë mund të përfitojnë dhe të lidhin kontratat e reja me ujësjellës kanalizimet, të lidhin aktmarrëveshjet për debitorët si dhe të aplikojnë për pajisjen më matës pa asnjë penalizim. Në ditën e fundit të amnistisë qytetarët kanë krijuar radhë të gjata në sportelet e zyrave të ujësjellësve ku nuk kanë munguar as tonet e larta. Nga një vëzhgim i IN Tv vërehet se sportelet janë plot, ndërsa nuk mohojnë se neglizhenca i ka sjellë ata në zyrat e UKT në ditën e fundit. 

Zëvendësdrejtoresha e UKT Evis Gjebera, në një intervistë për IN TV thotë se nga nesër grupi i Task Focë do të nisë kontrollet në terren.
Evis Gjebera:
“Nga nesër me 1 mars Task Forcë do të nisë kontrollet ën terren për të verifikuar nëse qytetarët kanë lidhur kontratat me ujësjellësin, kanë vendosur matës si dhe kontroll do të kryhet dhe për lidhjet e paligjshme. Ashtu siç u veprua me biznese, ata që janë debitorë do t’ju ndërpritet uji ndërsa ata që kapen me lidhje të paligjshme do të arrestohen”.
Pika numër 2 e ujësjellësit në kryeqytet është një nga pikat ku ka pasur më shumë radhë të qytetarët që po përfitojnë nga kjo amnisti.
Ndërkohë ujësjellës kanalizime në tiranë përgjatë muajit shkurt me anë të Task Forcës ka kontrolluar mbi 4 mijë biznese, ky numri i të arrestuarve është i lartë.
Evis Gjebera:
“mnë aksionin e Task Forcës përgjatë muajit shkurt janë kontrolluar më shuam se 4 mijë biznese. Nga kontrollet e ushtuar janë marrë disa masa administrative ndërsa janë shoqëruar në polici 27 persona”.
Ndërkohë nga aksioni për periudhën nëntor 2017- shkurt 2018, janë vendosur më shumë se 40 mijë matës të rinj, janë hapur më shumë se 16 mijë kontrata të reja e po kaq aktmarrëveshje për debitorët e ujësjellësit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034708976745605