INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pagjumësia rrit rrezikun për diabet tek fëmijët [VIDEO]

Pagjumësia rrit rrezikun për diabet tek fëmijët [VIDEO]

Publikuar më: 17:40 16-08-2017

Gjumi është një proces shumë i rëndësishëm i jetës dhe mungesa e tij shkakton shumë dëme në organizëm.
Këtë gjë e ka vërtetuar dhe një studim i fundit nga Universiteti i Londrës, sipas të cilës pagjumësia mund të bëhet burim i shumë sëmundjeve për të rriturit dhe fëmijët.
Shkencëtarët e këtij hulumtimi i përqendruan hulumtimet e tyre vetëm tek fëmijët.
Sipas tyre një fëmijë nëse nuk fle mjaftueshëm ka më shumë gjasa që më vonë të vuajë nga diabeti.
Gjatë gjumit edhe pse ne flemë trupi/organizmi ynë nuk fle por vazhdon të kryej funksionet si normalisht por me shpejtësi të reduktuar, e kjo rrjedhimisht sjell që sa më shumë orë të flejë një fëmijë aq me pak gjasa ka që në gjak të akumulohet sheqer që është dhe shkaktari kryesor për diabetin. Në të kundërt mungesa e gjumit do sillte grumbullimin e këtij sheqeri duke rritur riskun për diabet.

 

Article Logic
Execution time: 0.0021867752075195