Anglia ka gjetur një mënyrë mjaft orgjinale për t’I larguar gratë shtatëzana nga pirja e duhanit. Dhjetra gra kanë nënshkruar për të marrë kupona tregtare si shpërblim për të ndaluar pirjen e duhanit gjatë shtatëzënisë së tyre. Të paktën 65 gra deri më tani kanë marrë bono nga Këshilli Bashkiak në Staffordshire, duke i lënë taksapaguesit e qytetit me një faturë prej rreth 17,000 paund. Ky këshill ofron deri në 260 paund, për nënat e ardhshme nëqoftëse ato mund ta provojnë se e kanë lënë cigaren. Kuponët Love2Shop mund të blihen në një numër dyqanesh, ndërsa çdo duhanpirëse sfidohet për të lënë duhanin. Ato mund të tërhiqen në faza të ndryshme të shtazanisë duke filluar me vlerën e 50 paundëve, deri të kuponi në vlerën e 200 paundëve që mund të merret si një dëshmi finale e lënies së duhanit pak para lindjes. Ato që janë në pritje për tu bërë nëna testohen për nivelin e monoksidit të karbonit, për të provuar se nuk po mashtrojnë sistemin. Grave u jepet stimul për të mos pirë cigare edhe pas lindjes së fëmijës, duke vazhduar të marrin kupona deri në 12 javë pas lindjes. Këshilli thotë se fushata është pjesë e masave që po ndërmerren në përpjekje për të ulur numrin e vdekjeve të foshnjave, për të cilat fajësohet pirja e duhanit në qytet. Kjo formë është menduar edhe si një mënyrë për të reduktuar kostot e larta, nga komplikacionet dhe shtrimet në spital.