INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Pajisja 300 $ monitoron njerëzit nga distanca. Kontrollon me anë të valëve shenjat jetësore [VIDEO]

Publikuar më: 17:10 06-09-2017

Paisja Welbi është një kuti e vogël e zezë që monitoron shenjat vitale të kujtdo që ndodhet në të njëjtën dhomë me të. Ajo përdor valët e radios të ngarkuar në një server, për të lexuar në distancë rrahjet e zemrës dhe frymëmarrjen, duke u lejuar të afërmve dhe mjekëve të interesuar të monitorojnë njerëzit nga distanca. Pajisja është dizajnuar me qëllim për të monitoruar shëndetin e të moshuarve dhe aktualisht në SHBA janë rreth 50 milionë të moshuar. Kompania që qëndron prapa paisjes, V-Sense, është themeluar nga ish-inxhinierë dhe menaxherë projekti të NASA-s, dhe po përdor teknologjinë e agjencisë hapësinore që mund të masë shenjat vitale nga distanca, pa pasur ndonjë kontakt fizik apo tela të bashkangjitura në trupin e objektivit. Fillimisht teknologjia u zhvillua për të identifikuar viktimat e fatkeqësive natyrore duke gjetur burime të rrahjeve të zemrës në grumbuj gërmadhash.  Punon në mënyrë të ngjashme me shpejtësinë e kamerave, duke kërcyer valët e ulëta të energjisë, e duke treguar se kur një person merr frymë.  Welbi përdor radio me valë më të ulëta të energjisë për të monitoruar njerëzit. Prototipi aktual i punës mund të monitorojë nivelin e zemrës, normën e frymëmarrjes dhe ndryshueshmërinë e nivelit të zemrës - por firma shpreson se një ditë do të jetë në gjendje të bëj shumë më tepër se kaq.

Article Logic
Execution time: 0.0038409233093262