INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pajisja e atletëve me mikroçip. Projekti synon të monitorojë substancat e ndaluara në trup [VIDEO]

Pajisja e atletëve me mikroçip. Projekti synon të monitorojë substancat e ndaluara në trup [VIDEO]

Publikuar më: 15:55 11-10-2017

Shoqata Botërore e Lojërave Olimpike është duke shqyrtuar një projekt të ri, që parashikon se të gjithë atletët që do marrin pjesë në këto gara duhen të pajisen me një mikroçip i cili do monitorojë substancat qe do hyjnë duke organizëm duke kapur kështu lëndët e ndaluara.

Përfaqësuesi i këtij projekti Mike Miller është shprehur se nëpërmjet këtij mikrocipi që do vendoset në trupin e çdo sportisti loja do ishte me drejt dhe me e besueshme për të gjithë, pasi në këtë mënyrë do eliminoheshin mashtrimet e ndryshme.

Miller shpjegon se këto pajisje do monitorojnë vetëm lëndët që do hyjnë në organizëm dhe do jetë si një "Policë' për lëndët ilegale.

Mirëpo kjo deklaratë ka sjell reagimin e shumë personave, të cilët shprehen kundër këtij vendimi.

Ata e argumentojnë kundërshtimin e tyre se vendosja e këtij mirkocipi është cenim i privatësisë dhe se në këto mikrocipa nuk janë të sigurt pasi mund dhe të manipulohen.

Eksportet shprehen se sa më të sofistikuara të jenë mikorcipat po aq do rriten dhe dilemat etike.

Megjithatë Mike Miller në një forum të Ëestminster sqaroi se deklaratën nuk e ka bërë si drejtori i përgjithshëm i Shoqatës Botërore të Lojërave Olimpike, por thjesht ka hedhur një hipotezë e cila do të shqyrtohet nga specialistë të ndryshëm para se të miratohet.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034749507904053