INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pajisja e izralitetit dërgohet për ekzaminim

Pajisja e izralitetit dërgohet për ekzaminim

Publikuar më: 17:10 26-03-2017

Pajisja që iu sekuestruar shtetasit izraleit Yoram Frig të premten nga policia në Rinas, do të ekzaminohet nga ekspertët në fillim të kësaj jave.
Burimet e deri tanishme tregojnw se dyshohet se izraleit ka lidhje me çështje të përgjimit, gjendet në duart e prokurorëve, pritet të dërgohet në Institutin e Policisë Shkencore të hënën.

Prokuroria kërkon një ekzaminim shkencor të saj për të parë se për çfarë është përdorur ajo në Shqipëri.

Ky ekspertim teknik pritet të përcaktojë në mënyrë të saktë jo vetëm funksionin, por dhe përmbajtjen e aparaturës.

Për këtë qëllim prokurorët e çështjes Ndini Tavani dhe Gjergji Tako, pritet të përgatisnin një sërë pyetjesh dhe kërkësash, mbi të cilat do të operojnë ekspertët kriminialistë dhe të inxhinierisë së inovacionit në Policinë e Shtetit.

Poseduesi i saj, izraeliti Yoram Frig, po qëndron në kryqytet, pasi autoritetet i bllokuan pasaportën.

Gjatë marrjes në pyetje në polici, ai është shprehur se aparatura përdorej për të zbuluar mjetet përgjuese dhe se ai ishte kontraktuar nga një biznesmen i përfshirë në politike, i cili dyshonte se përgjohej nga autoritetet.

Article Logic
Execution time: 0.0038189888000488