INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Pajisja zbuluese e baktereve. Në më pak se dy minuta zbulon infektimin[VIDEO]

Publikuar më: 13:45 12-06-2017

Një pajisje dore do të përdoret së shpejti për të ndihmuar mjekët në luftën kundër baktereve rezistente. Shkencëtarët britanikë kanë zhvilluar një paisje që mund të provojë nëse një pacient është i infektuar me bakterin rezistent ndaj antibiotikëve në më pak se dy minuta. Shpikja e ekipit të Universitetit të Birmingamit, i cili tashmë është duke u testuar në spitalet e Mbretërisë së Bashkuar, mund të kontrollojë urinën, gjakun ose pështymën për praninë e baktereve rezistente ndaj medikamenteve. Ekspertët mendojnë se pajisja mund të përdoret nga mjekët për të zvogëluar shkallën e antibiotikëve që jepen për viruset - sidomos për rastet e kollitjes dhe të ftohjes. Ekspertët janë të frikësuar se përdorimi i tepruar i antibiotikëve po përhap një epidemi e cila besohet se do të vras më shumë njerëz sesa kanceri deri në vitin 2050. Mjekët e spitaleve japin në receta medikamente, edhe në rastet ku nuk janë të nevojshme. Për pasojë bakteret po zhvillohen për t'u bërë rezistente ndaj trajtimeve. Bakteret rezistence janë duke përhapur në një shkallë të shpejtë, me rritjen e numrit të mikrobeve që evoluojnë duke u bërë të pakontrollueshëm me medikamentet që më parë rezultonin efektive.

Article Logic
Execution time: 0.0037391185760498