INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pajtohen Mozzik dhe Loredana?! Nuk e dimë ç’po ndodh, por ky koment i befason të gjithë! [FOTO]

Pajtohen Mozzik dhe Loredana?! Nuk e dimë ç’po ndodh, por ky koment i befason të gjithë! [FOTO]

Publikuar më: 12:30 08-09-2020

Ndarja e Mozzik nga Loredana ka qenë një nga ngjarjet më të komentuara në mediat rozë. Dy këngëtarët, të cilët kanë edhe një vajzë,Hana janë përfolur disa herë për rikthim, por Mozzik e ka hedhur poshtë këtë mundësi duke thënë se çdo gjë mes tyre ka marrë fund dhe se e vetmja gjë që i lidh është vajza e tyre.

Mirëpo kjo nuk do të thotë që ata s’kanë fare kontakt, edhe pse shpesh herë kanë ngacmuar njëri-tjetrin nëpër këngë të ndryshme.

Ndërkohë që një detaj i fundit i ka befasuar pak fansat, sepse në një postim të Mozzik është një koment, që me siguri mund të jetë shkruar nga Loredana, me emrin e Hanës.

“Babi”- shkruhet në komentin me emrin e Hanës, megjithatë të gjithë e dinë që Hana ende s’di të shkruajë e të përdorë Instagram-in, prandaj janë gjasat që komenti të jetë shkruar nga Loredana, ose vetë Mozzik.

Nuk dihet nëse ky detaj është tregues se Loredana dhe Mozzik i kanë rregulluar marrëdhëniet tashmë me njëri-tjetrin, por kjo mbetet për t’u parë në javët në vazhdim.

bobi.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036969184875488