Këngëtari i njohur i muzikës popullore ishte i ftuar në një emision në Kosovë, ku ndër të tjera iu bë një surprizë live.
Në një rrëfim për n’Kosovë Show ai tregoi për jetën personale dhe karrierën e tij, por edhe u bë pjesë e një surprize. Moderatori i emisionit i dha Sinanit një letër nga menaxheri i tij Avni Selimi, i cili i kërkoi publikisht që të bënte një duet me Seldi Qalliun. Hoxha, i emocionuar që kur pa emrin e Selimit në letër, nuk mundi të refuzonte dhe e pranoi kërkesën e tij. Më pas Seldi u ftua në skenë, duke lënë pa fjalë Sinanin, i cili buzëqeshi i habitur por edhe duke realizuar takimin mes tyre.