Sali Berisha nuk ka shkelur në studion e gazetarit të njohur Blendi Fevziu prej rreth 5 vitesh. Një miqësi e cila u përfol shumë se u thye por që asnjëri prej protagonistëve nuk ka dhënë shpjegime për këtë çështje. Por sot është publikuar një fotografi që tregon se ish kryeministri ka shkrirë akujt me gazetarin e njohur dhe e ka pritur atë në zyrën e tij në kryeqytet. Në fakt fotografia nuk është bërë publike nga dy protagonistët por nga aktori i mirënjohur Julian Deda i cili bashkë me fotografinë ka cituar “No comment”.