INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Pajtuesit” ndërkombëtarë vijnë në Tiranë për të negociuar me PS-PD

“Pajtuesit” ndërkombëtarë vijnë në Tiranë për të negociuar me PS-PD

Publikuar më: 08:21 25-04-2017

Ndërkombëtarët në një vizitë në  vendin tonë këtë mesditë do të tentojnë të zgjidhin krizën politike në të cilën vendi është përfshirë për më shumë se dy muaj.

Dy të dërguarit e Brukselit, zëvendës Presidenti i Partive Popullore Evropiane ku PD bën pjesë, David McAllister dhe raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein vijnë me një dokument paraprak, të përgatitur me qëllim tejkalimin e situatës me shpresën të pranohet nga të gjitha palët.

Takimet
McAllister së bashku me Knut Fleckenstein do të qëndrojnë mbi 6 orë në Shqipëri në përpjekje për të zgjidhur krizën politike, por arritja e qëllimit parashikohet shumë e vështirë, pasi opozita ka intensifikuar aksionin. Dokumenti i hartuar prej tyre përmban disa pika, të cilat do të shqyrtohen së pari në një takim në Pallatin e Kongreseve me dy drejtuesit e koalicionit Rama dhe Meta rreth orës 15:00.

Pas një ore, në axhendë parashikohet takimi me Lulzim Bashën. Nëse palët bien dakord 2 eurodeputetët do të organizojnë takimin e trepalësh Rama-Basha-Meta për të firmosur marrëveshjen e arritur. Nëse jo, do të largohen duke lënë pas një krizë që mund të thellohet dhe më shumë.

Article Logic
Execution time: 0.0036489963531494