INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Pak alkool e përmirëson gjumin'! Mitet që studimet e reja sapo rrëzuan

'Pak alkool e përmirëson gjumin'! Mitet që studimet e reja sapo rrëzuan

Publikuar më: 18:39 18-04-2019

Ke vënë alarmin në telefon për t’u ngritur herët dhe e ke shtyrë atë me 5 minuta? Kërkuesit thonë se kur alarmi bie, thjesht duhet të ngrihesh. Ato minuta më shumë nuk të japin një gjumë të mirë

Një ekip studiuesish të Universitetit të Nju Jorkut, kanë ‘gërmuar’ në internet për të gjetur pretendimet më të përhapura për një gjumë nate të mirë. Më pas, ata i kanë krahasuar pretendimet me provat shkencore.Sipas kërkuesve, duhen 7 deri në 8 orë gjumë çdo natë. Pak alkool para gjumit e përmirëson atë. Ky është një tjetër mit që rrëzohet, pasi për kërkuesit, një gotë verë apo një shishe birrë mund të të bëjë të flesh, por redukton cilësinë e gjumit dhe dëmton kujtesën dhe aftësinë e nxënies.

Tani, ata shpresojnë që rrëzimi i miteve të gjumit të përmirësojë shëndetin fizik dhe mendor të njerëzve.

“Mund t’ia dalësh mbanë edhe me më pak se 5 orë gjumë në natë”, është një nga mitet. Për këtë, si shembuj merren ish-kryeministrja britanike, Margaret Thatcher, apo Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Por, për kërkuesit ky është një nga mitet më të dëmshme. Pesë orë gjumë apo më pak, në mënyrë të vazhduar, dëmton shëndetin me rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe jetëgjatësi më të shkurtër.

Po ashtu, kërkuesit rrëzojnë mitin se “të shohësh televizor në krevat të ndihmon të pushosh”. Sipas tyre, televizori, tabletët apo “smartphone”-t emetojnë dritë blu që mund të ngadalësojë prodhimin e hormonit të gjumit, melatoninës.

Nëse do të flesh, qëndro në krevat. Ke kaluar shumë kohë duke numëruar delet, por gjumi nuk vjen? Atëherë duhet të ndalosh dhe të ngrihesh! Kush nuk e ka bërë një herë këtë?

Article Logic
Execution time: 0.0038549900054932