INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pak DETAJE nga HOROSKOPI për muajin QERSHOR! Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju!

Pak DETAJE nga HOROSKOPI për muajin QERSHOR! Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju!

Publikuar më: 10:46 30-05-2019

Dashi

Nëse nuk jeni ndjerë aq kreativë sa jeni zakonisht, përgatituni për një rrjedhë idesh dhe këndvështrimi të freskët që do vijë për ju këtë muaj. Disa prej këtyre ideve mund të kthehen në para. Gjithsesi, jini të vetëdijshëm nëse kapeni pas ideve që ju limitojnë. Rimendoni perspektivën tuaj.

Demi

Financat tuaja rikthehen në fokus këtë muaj, duke ju sjellë mundësinë për të gjetur një burim të ri apo të rrisni të ardhurat në punën aktuale. Gjithsesi duhet të jeni aktive gjatë gjithë kohës që ta arrini. Networking, rrjetet sociale dhe eventet e ndryshme mund t’ju sjellin rezultate të shkëlqyeshme.

Binjakët

Qershori ju sjell rifillimin që gjithnjë keni dashur, kështu bëhuni gati për disa ndryshime në mënyrën si dukeni apo ndiheni. Një ndryshim në garderobë apo në regjimin tuaj ushqimor/ të fitnesit mund t’ju ndihmojë të arrini formën tuaj më të mirë. Dhe gjithashtu, lërini të shkojnë marrëdhëniet toksike.

Gaforrja

Ky muaj ju dedikohet tërësisht ju. Me gjithë energjinë kozmike që po vjen drejt jush, nuk ka asgjë që nuk mund ta arrini. Gjithsesi, duhet të keni besim dhe të jeni të qartë për çfarë gjërash jeni të gatshëm të thoni “po” ose “jo”. Përdoreni energjinë tuaj në mënyrë të zgjuar. Keni gjëra më të mira për të bërë.

Luani

Do e kaloni këtë muaj me ndihmën e miqve. Mundësitë do ju vinë nga njerëzit që njihni. Gjithsesi, bëni mirë të jenë më të vetëdijshëm për personat tek të cilët investoni kohë dhe energji. Ndërkohë, talentet tuaja mund t’ju vendosin në qendër të vëmendjes.

Virgjëresha

Popullariteti juaj do arrijë majat këtë muaj falë reputacionit profesional që keni ndërtuar. Si rezultat, mund të arrini një mundësi apo fitore të madhe në karrierë. Është koha të hidhni hapin dhe të udhëhiqni. Është koha të përballeni me frikën që keni.

Peshorja

Këtë muaj mund të keni një dëshirë serioze, por të shfrenuar për të bredhur. Kjo është një gjë e mirë pasi mund ta përdorni këtë ndryshim mjedisi dhe perspektive. Prisni të sfidoni besimet tuaja apo mënyrën si mendoni. Në aspektin e karrierës, një hap apo vendim i guximshëm mund të sjellë rezultate.

Akrepi

Këtë muaj do guxoni të shkoni në thellësi në mënyrë që të filloni të kuptoni mënyrat se si jeni duke mos e konsideruar veten aq me vlerë sa jeni. Duhet të dini që ja vleni kur vjen puna te gjërat që doni, përfshirë dashurinë dhe intimitetin. Dhe kështu, është koha të sfidoni besimet tuaja të palëkundura.

Shigjetari

Bashkepunimet dhe marrëdhëniet janë në fokus këtë muaj, dhe duke punuar me të tjerët në aspektin profesional mund të arrini rezultatet që po kërkoni. Dhe dashuria afatgjatë do marrë një kohë të konsiderueshme. Ndërkohë, është koha të hiqni dorë nga sjellje që ju pengojnë të arrini gjërat që doni. Përballuni me frikërat tuaja.

Bricjapi

Fokusi kthehet në mirëqenien tuaj këtë muaj. Pjesë e kësaj mund të jetë angazhimi në aktivitete apo praktika që ju ndihmojnë të dukeni dhe të ndiheni mirë. Nga ana tjetër, do filloni t’i kushtoni më shumë rëndësi nevojave tuaja shpirtërore. Lidhuni me ata që ju mbushin shpirtin plot.

Ujori

Është koha për ju që të dilni dhe të kënaqeni këtë muaj, kështu që shqyrtoni mundësitë se si mund të merreni me pasionet tuaja dhe të gjeni lumturinë. Lejoni kuriozitetin të jetë guida juaj dhe ndiqni inspirimin kreativ që merrni. Në fokus do jetë dhe dashuria e romanca.

Peshqit

Vëmendja juaj kthehet në aspektin e shtëpisë dhe familjes këtë muaj. Nëse keni konsideruar zhvendosjen apo të bëni një “shtesë” në familje, ky është muaji i shkëlqyer për ta bërë. Në të njëjtën kohë, mund të arrini diçka domethënse në karrierën tuaj, shkruan blitz.al. Bëni kohë dhe për qejfin. Romanca është e bukur.

Article Logic
Execution time: 0.0038108825683594