Aktori i njohur Bes Kallaku dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj do t’i japin fund beqarisë më datën 1 shtator në Pallatin e Brigadave në Tiranë. Dasma e tyre pritet të jetë si në përralla ashtu siç ka qenë dhe historia e dashurisë disavjeçare.
Përveç dasmës së madhe që ata do të bëjnë, çifti ka bërë edhe një tjetër investim të madh. Ata kanë blerë një shtëpi të re. Xhensila na ka treguar sot përmes një postimi në Instagram, edhe dhuratën e parë që kanë marrë në strehën e tyre. Një vepër arti në kornizë e dhuruar nga një mik i çiftit, duket të jetë edhe dhurata e parë për dyshen e njohur që do të martohet në punë ditësh. Kjo dhuratë në fakt ka edhe një mesazh mjaft të bukur për Besin dhe Xhensilën.
“Në shtëpinë tuaj të madhe na duhen vetëm dy gozhda ku të varim dashurinë tonë për ju”,-shkruhet brenda kornizës.