INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pak javë para Vetting-ut, jep dorëheqjen anëtari i Gjykatës Kushtetuese

Pak javë para Vetting-ut, jep dorëheqjen anëtari i Gjykatës Kushtetuese

Publikuar më: 17:35 02-08-2017

Anëtari më i vjetër i Gjykatës Kushtetuese, Vladimir Kristo, mësohet se ka paraqitur dorëheqjen pranë Presidentit Ilir Meta. Dorëheqja e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese vjen pak javë para fillimit të vetingut, ndërkohë që i kishte përfunduar edhe mandati si gjyqtar. Kristo ka qenë më herët Kryetar i Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë që ka ngritur zërin për ligjin e Vettingut që sipas tij ka rënë ndesh me Kushtetutën e vendit.

“Në asnjë vend nuk ndodh që Kushtetuta të kufizojë të drejtat e njeriut. Tek ne ndodh ky eksperiment. Vettingu do të bëhet dhe shumë mirë që do të bëhet. E shumta që mund të bëjë gjykata është të ndryshojë diçka. Pyetja ime është se nëse heqim ca të sëmurë dhe vijnë ca të pastër, a mos mbetet sërish mikrobi në sistem? A mos ka ardhur koha të reformohet thellë sistemi politik në vend? Është i deformuar dhe nuk kam besim se pa reformuar sistemin politik, reformat do jenë afatgjata”,- ka deklaruar ai.

Article Logic
Execution time: 0.0035500526428223