Pak ditë më parë djali i Tunës dhe Patrisit, Tiani festoi ditëlindjen e në këtë 2-vjetor vogëlushit i përgatitën një festë përrallore. Në këtë festë ishin të pranishëm familjarë dhe të afërm të tyre, por Robert Berisha duket se ka munguar sërish. I ftuar në emisionin “1 kafe prej shpisë”, këngëtari ka zbuluar arsyen e mungesës së tij.
Roberti ka treguar se ai nuk mund të ishte i pranishëm, për shkak të angazhimit me “Netët e klipit shqiptar”. Ai tha se ishte i ftuar në event, por as atje nuk mundi të qëndronte, sepse pak para nisjes babai i tij do të kryente një operacion në zemër. Roberti rrëfeu se pasi mori lajmin për operacionin e të atit u nis menjëherë drejt Kosovës për t’i qëndruar pranë. Megjithatë në ditën e lindjes së Tian, Roberti nuk ngurroi t’i shprehte dashurinë vogëlushit nëpërmjet një urimi special në rrjete sociale.
Kujtojmë se ai dhe Tuna nuk kanë marrëdhënie fare të mira dhe sherri mes tyre ka marr një vëmendje të madhe në media. Madje para pak ditësh kur u pyet për albumin e ri të Tunës, Roberti i tha që është një kopje e Elvana Gjatës, por u shpreh se ka një ndryshim, Elvana është milionere.