INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pak me vonesë, por dhe në Shqipëri dentistët nuk do na mbushin më dhëmbët me amalgam

Pak me vonesë, por dhe në Shqipëri dentistët nuk do na mbushin më dhëmbët me amalgam

Publikuar më: 08:14 05-04-2019

Edhe vendi ynë do të ndalojë përdorimin e amalgamit për mbushjen e dhëmbëve apo siç njihet ndryshe në popullatë mbushjet e zeza me metal. Shkencëtarët zbuluan pak vite më parë se lëndët përbërëse janë të rrezikshme për shëndetin deri dhe kancerogjene. Ku më mëkuri konsiderohet dhe si vdekjeprurës. Ndaj dhe shumë shtete të BE-së kanë vite që e kanë ndaluar me ligj. Një vendim që është aktualisht në fazë konsultimi pritet të vendosë kufizime lidhur me përdorimin e mërkurit i cili gjen shtrirje në disa sektorë.
Vendimi cakton rregulla të reja kryesisht për përdorimin e amalgamave dentare që shërbejnë si material mbushës për trajtimine dhëmbëve. “Nga data 1 Korrik 2021, lejohet përdorimi i amalgamave dentare vetëm në formën e dozave paraprake të kapsuluara. Në klinikat dentare, ndalohet përdorimi i mërkurit, në formë “të pa paketuar” ose “të pa inkapsuluar”. Nga data 1 Korrik 2021, ndalohet përdorimi i amalgamave dentare për trajtimin dentar të dhëmbëve të qumështit, të fëmijëve nën moshën 15 vjeç dhe të femrave shtatzëna ose që janë në proces ushqyerje me gji” thuhet në draft.
Gjithsesi për fëmijët nën moshën 15 vjeç mund të përdoret vetëm për raste specifike.
Po çfarë përmban amalgama dentare?
Ajo përmban afërsisht 54% mërkur. Mbushjet dentare me amalgam mund të çlirojnë mërkur, por edhe bakër, argjend dhe ndonjëherë zink në trupin tuaj.
Të gjithë këto metale kanë shkallë të ndryshme toksike, të cilat veprojnë me jonet metalike. Problemet shëndetësore më të shpeshta që mund të lidhen me mbajtjen e mbushjeve me amalgam, janë alergjitë, ankthi, depresioni, humbja e kujtesës, problemet me tensionin e gjakut, çrregullime të rritmit të zemrës, dhimbje koke, deri tek skleroza multitipe. Ky material në shumë shtete Eurpiane ndalohet kategorikisht të përdoret tek fëmijët dhe tek gratë shtatëzëna.
Nga rregullimi në vendimin që është në fazë konsultimi preken edhe industri të tjera që duhet të respektojnë normat e reja. Në listën e produkteve me mërkur të shtuar që ndalohen për t’u importuar janë bateritë, çelsat dhe reletë, llampat fluoreshente me disa specifika dhe lista mbyllet me pesticidet e produkte kozmetike.

Article Logic
Execution time: 0.0043940544128418