Është padiskutim një nga ndeshjet më të rëndësishme të Skënderbeut dhe kanë mbetur pak minuta nga fundi i lojës. Në minutën e 78-të të lojës mesfushori Nimaga është ndëshkuar për të dytën herë me karton të verdhë që detyrimisht e largon atë nga loja për të lënë korçarët me 10 lojtarë në fushën e lojës. Shpresojmë që rezultati të mbetet i paprekur pasi në këtë mënyrë Skënderbeu do të kualifikohet më tej.