Galaxy Note 9 ka qënë një ndër smartphonëve më të shumëpritur. Ekskluziviteti i Fortnite dhe memorja masive kanë bërë që shumë njerëz të kenë mjaft interes për të. Nesër ai lançohet zyrtarisht, por çmimi është konfirmuar që sot.
iPhone X ishte smartphoni i parë që arriti një çmim prej $1000, por Note duket se do të kalojë atë rekord. Versioni bazë me 128GB memorie i Note 9 do të kushtojë $1165, kurse versioni me 512GB do të kushtojë $1450. Më në fund hierarkia ndryshoi dhe duket se Apple tani do të kushtojë më pak se Samsung.
Vlen të përmendim dhe që me shumë gjasa ky është Galaxy Note i fundit, pasi vitin e ardhshëm do të shohim një Samsung që i kushton vëmendje Galaxy S dhe Galaxy F që do të jetë i përthyeshëm dhe super i shtrenjtë.
Viti i ardhshëm duket entuziazmues, por për momentin kënaquni me çfarë keni.
-------------------------------------
MEQË JE KËTU
IN Smart të fton të na bashkohesh në grupin privat të Facebook ku mund të diskutojmë risitë e teknologjisë, problemet që ti mund të kesh me smartphone tënd dhe të njihemi me njëri-tjetrin në komunitetin më të madh dedikuar të apasionuarve pas teknologjisë.