“Benzina” e Luana Vjollcës, pritet të “djegë” të gjithë sot…
Marina Vjollca dhe lidhja e saj me Luanën është një nga ato lidhjet speciale. Ato jo vetëm punojnë e kanë moderuar bashkë, por edhe zgjedhin të kalojnë shumë kohë sëbashku. Megjithatë nuk kemi parë shpesh ndonjë shprehje krenarie, apo dashurie nga njëra tjetra, për njëra tjetrën, përmes fjalëve. Ka qënë Marina këtë herë që i ka dedikuar një koment bebit të saj, Luanës. Ajo shkruan: “Do na kallësh të gjithëve këtë verë” dhe Luana e emocionuar ia kthen: “@marina_vjollca jeta ime”. Por këtu shihet edhe diçka tjetër, shkruan intv.al, Marina mesa duket është përshtatur shumë mirë me dialektin kosovar dhe tanimë pritet që edhe Luana të përshtatet me këtë dialekt, pasi edhe pse ajo nuk e ka bërë publike akoma media online e kanë kapur “mat” disa herë me djalin nga Kosova, Krenar Çoçaj./intv.al/