Shtohet masat e sigurisë në vend pak orë para mbajtjes së zgjedhjeve.
Veç forcave të shumta të policisë, mësohet se për ruajtjen dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve është angazhuar edhe ushtria.
Nga fotot e siguruara nga LSA, shihen forca ushtarake të armatosura që bëjnë roje në pika të ndryshme të zones të ambasadave në Tiranë, për të garantuar sigurinë.
Edhe gjatë ditës së djeshme përfaqësues të ambasadave të ndryshme në vend bën thirrje që zgjedhjet të zhvillohen në mënyrë paqësore dhe partitë politike të distancohen nga dhuna.