Mbrëmjen e djeshme reperi Azet ka qenë i ftuar për të performuar në një koncert në Prishtinë.
Por duket se jo gjithçka ka shkuar ashtu siç pritej. Kjo pasi pak minuta përpara koncertit, ai është përfshirë në një rrahje masive mes grupesh.
Ngjarja ka ndodhur në parkingun e hotelit ‘Garden’, në kryeqytet ku Azet me shoqërinë e tij nga njëra anë dhe disa shqiptarë me banim në Zvicër nga ana tjetër, janë konfliktuar gjë që ka degjeneruar më pas në rrahje.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat policore, përfshirë ato të njësisë speciale që kanë bërë kontrolluar veturat e shtrenjta të grupeve dhe dhomat e gjumit. Jo zyrtarisht, mësohet se në cilësi të provave materiale janë gjetur edhe shkopinj bejsbolli.