Aktorja dhe moderatorja e njohur Almeda Abazi është në muajin e gjashtë të shtatzënisë.
Së shpejti ajo dhe aktori turk Tolgahan Sayisman do të bëhen prindër për herë të parë. Ndërkohë pak kohë para lindjes, Almeda ka ardhur në Tiranë për një arsye mjaft të veçantë.
Ajo ka takuar familjarët dhe gjyshërit, të cilët jetojnë në kryeqytet. Moderatorja ka publikuar një foto në Instagram ku shfaqet krah gjyshit të saj.
"Do të jetë një stërgjysh i shkëlqyer së shpejti", ka shkruar ajo në diçiturë.