Shiu i disa minutave më parë ka bllokuar totalisht trafikun në kryeqytet. Një qytetar ka raportuar në IN Tv se në zonë pranë pallatit me shigjeta makinat kanë minuta të tëra të bllokuara duke bërë që trafiku të paralizohet totalisht. Kjo situatë është dhe në rrugë të tjera të Tiranës. Kjo dhe për faj të vetë drejtuesve të mjetëve, që kur ka shi “tremben” dhe punë në distance fare të vogla nuk i bëjnë me këmbë, por marrin automjete.