INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Paketa antimafia, Basha: Edhe ata që rrinin në paradhomat e PD s’do përfitojnë tendera

Paketa antimafia, Basha: Edhe ata që rrinin në paradhomat e PD s’do përfitojnë tendera

Publikuar më: 15:10 11-02-2019

Kreu i opozitës, Lulzim Basha prezantoi paketën për ekonominë tek biznesi në Vlorë. Paketa antimafia, tha ai, do të prek të gjithë biznesmenët, edhe ata që kanë qëndruar në paradhomat e PD kur ishte në pushtet. “Për të parën kemi propozuar platformën tonë antimafia për oligarkinë. Nuk mundet askush, sado kohë të ketë qenë në paradhomat e Partisë Demokratike dhe tani në paradhomat e PS, të vijë dhe të marrë tendera nga 200-300 milionë euro pa studim fizibiliteti, pas asgjë fare. 5 individëdhe koorporatat e tyre kanë lidhur sot duart e buxhetit të shtetit me 2.9 miliardë euro PPP, që nuk e dime çfarë vlere do t’i sjellin ekonomisë. Të gjitha këto kontrata do të anulohen dhe çdo cent publik, që janë paratë tuaja, që kanë ndërruar duar, do të rikthehet tek arka e shtetit. Ne do t’u japim fund këtyre praktikave. Nuk do të ketë propozime të pakërkuara”, deklaroi Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0035390853881836