Kryeministri Edi Rama është i ftuar gjatë mbrëmjes së sotme në emisionin ‘Xing me Ermalin’.
Ai po flet për ligjin e ndalimit të portaleve, kazanin ose paketën antishpifje si e quan ai.
Ermal Mamaqi e pyeti nëse ky ligj do të funksionojë për të gjithë apo vetëm për politikanët, duke dhënë shembullin e këngëtares Elvana Gjata.
Sipas Mamaqit,figura e Elvanës u përdor për ngjarjen e ish-bllokut ndërkohë në fund doli që nuk ishte e përfshirë.
‘Ligji nuk është vetëm për politikën është për të gjithë qytetarët sepse të gjithë preken nga kazani. Është kollaj të thuash, por kur e provon vetë e kupton. Si puna jote me sapunin. Karriera e dikujt shkatërrohet, vetëm e jotja ngrihet lart kur shpifin për ty’, tha Rama.