Pas festave të fundvitit studentët i janë rikthyer protestës përpara Kryeministrisë.
Edhe këtë herë ata kanë mbajtur në duar banderola duke shkruar kërkesat e tyre.
Por edhe gjatë kësaj të hëne ata kanë përcjellë mesazhe ironike ndaj Kryeministrit.
E tillë ishte dhe kjo “paketë cigareje” e skicuar prej tyre. Paketa që mban vulën e Kryeministrisë, në sfond ka dhe piktura të Ramës, teksa si mesazh përcjell: Dialogu me KM dëmton rëndë veten dhe njerëzit rreth teje.