Një avion pakistanez me 47 persona në bord është përplasur, pak kohë pasi humbi kontaktet me kontrollin. Fluturimi “PK-661” humbi kontaktet me kullën e kontrollit gjatë rrugës për në Islamabad, duke u zhdukur papritur nga radarët. Raportet fillestare thanë se në aeroplan kishte 37 pasagjerë por raportet e mëtejshme. të konfirmuara nga zyrtarët. vendas thonë se në bord ndodheshin të paktën 47 persona. Avioni humbi kontaktet me Tokën rreth orës 4.30 me orën lokale. “Pakistan International Airlines” është akuzuar edhe më parë mbi aksidente fatale sepse ka pasur shpesh probleme të ngjashme me sigurinë e avionëve.