Shënjestra e terroristeve në Paksitan ka qënë një vatër arsimi, Universiteti në qytetin Charsadda. Edhe pse mediat lokale flasin për rreth 60 të vrarë, forcat e sigurisë raportojnë se kanë humbur jetën rreth 20 persona dhe janë plagosur mbi 50 të tjerë.
Sulimi terrorist ka për autorë 5 persona të armatosur të cilët hapën zjarr ndaj studentëve e pedagogëve në Universitetet.
Policia ka mundur të asgjesojë dy nga autorët, ndërsa tre të tjerët ende nuk ka janë kapur, pasi janë ende brenda ambjenteve të universitetit, ku mendohet se po mbajnë peng disa studentë. Sulmin e kanë marrë përsipër talebanët pakistanez.
Në vendngjarje janë me qindra forca të policisë e ushtrisë dhe një helikopter po patrullon mbi Universitet.