INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Pala kosovare: Mos të politizohet çështja e trenit. Reagon Vuçiç: Ne ndaluam “luftën”. [Video]

Publikuar më: 17:14 16-01-2017

Pala kosovare po bën thirrje për mospolitizim të vendimit për ndalimin e trenit. Kryeparlamentari i Kosovës , Kadri Veseli është shprehur se “Kosova nuk ka asnjë varësi nga politika e Serbisë”. Veseli u ka bërë apel qytetarëve të besojnë më shumë në shtetin e Kosovës. Sipas tij “ky shtet do të ekzistojë për jetë dhe nuk ka kush që e cenon”. Ndërkohë ai i ka bërë thirrje Listës Serbe të kthehet sa më shpejt në Kuvend. Nga ana tjeter kryeministri Aleksandër Vuçiç deklaroi se ishte mençuria e Serbisë ajo që evitoi konfliktin midis dy vendeve. “Sikur mos ta kishim tërhequr trenin dhe sikur të mos i lusnim serbët e veriut që të tërhiqeshim, do të kishim pasur konflikte dhe luftë”, ka thene Vuçiç. Sipas tij treni i nisur nga nga Beogradi nuk ka arritur në Mitrovicë, pasi është parë një rrezik potencial për nisjen e një konfikti me Kosovën. “Ne mund ta kishim lëmë trenin të futej brenda, por do të kishte pasur të vdekur në të dy anët” –tha kreu i qeverisë serbe duke shtuar se “mençuria e tyre e evitoi konfliktin”. Komisioneri per zgjerim Johanes Han ka deklaruar nga Brukseli se “nuk duhet të vihet në rrezik ajo që deri më tani është realizuar në dialogun Beograd-Prishtinë” dhe se dy vendet duhet të shohin për të shkuar përpara e jo pas”. Ndërkohë autoritetet policiore kanë bërë të ditur se pas ngjarjeve të fundit situata e sigurisë në Mitrovicë është e qetë dhe nën kontroll.

Article Logic
Execution time: 0.0030629634857178