U mendua si një “kurth” nga Federata Italiane e Futbollit, por nuk rezultoi i tillë. Ndeshja Itali-Shqipëri do të ndiqet nga qindra tifozë shqiptarë, të cilët kanë “pushtuar” qytetin e Palermos, në pritje të sfidës së madhe. Mediat italiane shkruajnë se Palermo është i mbushur me flamuj kuqezi, makina të shumta që mbajnë flamurin shqiptar dhe flamurin italian.
“Palermo zgjidhet plot me flamuj të kuq me shqiponjën dykrenare”,shkruajnë mediat italianë. Shqiptarët shpresojnë për një rezultat pozitiv mbrëmjen e sotme.