INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pallatet tek diga e liqenit, Gjykata e Lartë  pezullon punimet…

Pallatet tek diga e liqenit, Gjykata e Lartë pezullon punimet…

Publikuar më: 12:01 22-07-2016

Pasi Gjykata Administrative e Apelit vendosi që pallatet tek diga e liqenit të rifillonin të ndërtoheshin, Bashkia e Tiranës e dërgoi këtë çështje në Gjykata e Lartë. Kjo e fundit ka vendosur pezullimin e vendimit të Gjykatës Administrative për punimet tek diga e Liqenit. Burime pranë kësaj Gjykate bëjnë me dije se është vendosur që të pezullohen punimet tek pallati 17-katësh i shumëpërfolur tek diga e liqenit në kryeqytet. Për këto ndërtime kryebashkikau Veliaj ka mbajtur qëndrim të prerë, pasi në mënyrë të përsëritur ka thënë se ato janë në shkelje të plotë me disa ligje të vendit dhe se me çdo kusht legal nuk do të lejojë që pallatet të ndërtohen.

Article Logic
Execution time: 0.0037360191345215