INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Palmat përmbytën autostradën”, kryeministri Rama: Qesharake!

“Palmat përmbytën autostradën”, kryeministri Rama: Qesharake!

Publikuar më: 19:12 01-12-2017

Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave është mbledhur sonte në drejtimin e Kryeministrit Edi Rama. Të gjithë ministrat kanë folur për gjendjen në vend nga përmbytjet, duke dhënë informacione për çfarë është bërë dhe masat e marra.
Ndërkohë që nuk ka munguar edhe një përgjigje e kryeministrit Edi Rama në lidhje me akuzat për përmbytjen e autostradës nga mbjellja e palmave që bllokoi kanalizimet. Rama i quajti qesharake këto akuza duke shtuar se Liqeni i Kasharit, për të cilin u tha se u hapën digat, është ende 3 metër nën kuotë.
“Të gjithë e mbajnë mend 2015 ku reshjet mesa duket ishin më pak se kaq dhe na kujtohen pamjet dramatike të 24 orëve të para nga zemra e qyteteve, nga Vlora, Durrësi e Tirana, ndërkohë që me më shumë reshje, këto deri tani nuk kanë ndodhur. Është bërë një punë kolosale për të pastruar kanale dhe për të hapur rrugë për ujërat dhe argjinaturat. Jetik investimi në hidrovore, sot janë në gatishmëri.
Ndjesë dhe kërkesë për mirëkuptim që bëri ministri i Energjisë, ndaj atyre që kanë mungesë energji për të garantuar sigurinë e jetës, kjo është praktikë ndërkombëtare kur ka situatë të tillë, fiket drita. Shpresojmë që situata të mos zgjasë përtej parashikimit.
Një rol pozitiv ka luajtur edhe pastrimet në dy anët e rrugëve kombëtare. Kemi pasur një pikë kritike në autostradë, pa i hequr asnjë presje asaj që kam thënë; falënderimit për kryetarin e PD që ndërpreu diskutimet në Kuvend për të qenë të gjithë të angazhuar këtë punë.
Nuk kanë munguar edhe sot zërat e cinizmit duke ia vënë fajin palmave. Është gënjeshtër politike se u hap Bovilla apo Liqeni i Kasharit dhe krijoi atë, ata janë 3 metra në kuotë, ajo përmbytje ka disa shkaqe të tjera, do i shkojmë deri në fund përgjegjësive deri në penale, pasi aty është ndërhyrë drejtpërdrejt në rrjetin e shkarkimeve duke ndërtuar pa leje apo improvizuar. Ndjesë të gjithë qytetarëve që u gjendën në atë pritë të paligjshmërisë që cenuan jetë njerëzit, nuk do të falim asnjë përgjegjës”.

Article Logic
Execution time: 0.0043489933013916