INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Paloka: Dialogu politik vetëm pas shkarkimit të Ramës

Paloka: Dialogu politik vetëm pas shkarkimit të Ramës

Publikuar më: 15:05 22-03-2017

Partia Demokratike është e hapur për dialog, por në tryezë duhet të ketë vetëm një temë bisedimi. Kështu deklaroi numri dy i selisë Blu Edi Paloka, në një intervistë televizive. Ndërsa sa i përket koalicionit PS LSI, Paloka thotë se nuk pret asnjë lëvizje të LSI dhe madje nuk e shpreson një gjë të tillë, por shkëputja e saj nga koalicioni është shpëtim për vetë partinë e Ilir Metës dhe jo për opozitën.
Edi Paloka:
“Kryetari i PD e ka bërë të qartë qëndrimin edhe ndaj LSI, është një parti jo vetëm në koalicion me Edi Ramën por për fat të keq është partia që është kthyer në patericë e Edi Ramës, është ajo që po e mban në qeveri pavarësisht kundërshtimeve formale apo nuk e di si mund ti quaja ato që dalin herë pas herë në media gjoja kundërshtime. Fakti është që Edi Rama gjithë zollumet i ka bërë i mbështetur nga vota e LSI. Sa i përket ndarjes apo jo të LSI unë e kam thënë dhe njëherë tjetër, nuk është PD që pret shpëtimin nga largimi i LSI nga koalicioni, shpëtimi nga largimi i LSI nga koalicioni do të jetë shpëtim për LSI jo PD. Dialogu mund të zhvillohet vetëm pasi Rama të japë dorëheqjen dhe të bjerë dakord për qeverinë teknike. Sigurisht që pasi të konkludohen për këtë pikë do të zhvillohen bisedime sepse qeveria teknike do të ketë disa detyra që duhet ti zbatojë dhe sigurisht kjo bëhet me mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e të gjitha partive”.

Article Logic
Execution time: 0.0039231777191162