INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Paloka gjuan me grusht Ilir Beqaj [VIDEO]

Publikuar më: 16:53 17-11-2016

Kanë përfunduar me këtë grusht, debatet sot në Parlament mes opozitës dhe Ilir Beqajt.  Gjithçka ka nisur me këtë deklaratë të deputetes demokrate Albana Vokshi.
Albana Vokshi:
“Duhet moratorium pasi Ministri nuk duhet ti afrohet finacave për 50 vjet sepse e zë paraja”.
Ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj ka dalë në foltore për ti kthyer përgjigje akuzave ndaj tij për punësime dhe shkarkime partiake në sektorin e shëndetësisë. Por deputetët demokratë kanë tentuar që ta pengojnë ministrin të mbajë fjalën. Rezistenca e tij për të mos u larguar nga foltorja, përfundoi me grushtin e Edi Palokës.
Ministri i Shëndetësisë zgjodhi të mos flasë për incidentin në Parlamenti, por nuk ka heshur për akuzën e fundit të ngritur ndaj tij.
Ilir Beqaj:
“Ajo bisedë është bërë në 8 korrik, unë e kam që në 10, kontrollojini fjalët që janë hequr në atë bisedë. Po të doja të bëja shkarkime politikë pse do prisja 4 muaj”?.
Për incidentin ka reaguar edhe Taluant Balla.
Taulant Balla:
“Një kryetar i grupit parlament që argument kundër qeverisë ka vetëm grushtin kundër minitrit”.

Article Logic
Execution time: 0.0035331249237061