Menjëherë pas incidentit në kuvend ku Edi Paloka i hodhi bojë në fytyrë Ramës, ka reaguar Ish-kryeministri Sali Berisha.
Berisha tha se Rama nuk mund të ofendojë për asnjë arsye kreun e opozitës.
'Kryetari i pseudo mazhorancës nuk mund të ofendojë kreun e opozitës. Shikoni kamerat çfarë i tha.
A mund të fyhet kryetari i opozitës nga kryeministri si të jetë rrugaç. Është sharrës i lindur.
Basha shprehu mendimin e opozitës dhe nuk i bëri asnjë fyerje personale, kurse ai u lëshua me gojën e shthurur të tij me fjalë të cilat ishin ofenduese.
Se është sharrës i lindur ai nuk ka kusur opozita.
Mos ngatërroni stilografin me shiringën.
A nuk ka gjë më të rëndë se kryeministri çdo dalje shan opozitën, nuk ndodh kund në botë vetëm në Venezuelë ndodh kjo.
Këta janë gangsterë dhe çfarëdo t'i hedhësh në fytyrë nuk i del borxhit', u shpreh Berisha.