Taulant Balla ka deklaruar ditën e sotme se ka depozituar në Prokurorinë e Tiranës fakte të reja në lidhje me plotësimin e kallëzimit penal ndaj Lulzim Bashës.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Edi Paloka.
Depiteti i PD-së në fjalën e tij nuk ka kursyer as epitetet ofenduese ndaj Ballës duke e cilësuar si 'derrkuci me Yaris që kërkon të hedhë baltë mbi të tjerët'
“Derrkuci me Yaris i zhgërryer në baltën e krimit, po përpiqet të shpëtojë duke hedhur baltë kudo. Derrkuci shpreson se do ta shpëtojë shoku i klasës në Prokurorinë e Tiranës. Por nuk ka njeri që mund ta shpëtojë. Derrkucët, tahirët, habilët, balilët, xhafajt do përfundojnë shpejt atje ku e meritojnë. Shqipëria do të çlirohet shpejt nga llumi i kësaj bande të ndyrë”, shkruan Paloka në postimin e tij në facebook.