Pas paralajmërimit të djeshëm të kryeministrit Rama se bosët e drogës në Shqipëri duhet të gjenë vrimë ku të futen pasi do të kalojnë në sitën e policisë, vjen reagimi i një demokrati. Duke ironizuar mbledhjen e djeshme të Task Forcës, deputeti i PD-së, Edi Paloka thotë se të gjithë kriminelët që bëjnë jetë luksi dhe që kanë makina të blinduara janë të mbrojtur nga policia dhe kanë mbështetjen e vetë kryeministrit Rama.
REAGIMI I PLOTE I PALOKES
Rama do kap kriminelet ?! Do ju bllokoj makinat dhe asetet?! Kriminelet “te gjejne vrime ku te futen” ?!
Cilet kriminele do te eliminoje Rama ? Ata qe me makina te blinduara , nen mbrojtjen e policise , shperndanin parate e droges e blinin votat per Ramen ?
Kush i ka pajisur kryekriminelet me makina te blinduara ne gjithe vendin?
Per makinat e blinduara duhet leje e posacme . Pa dhene leje “shteti” i Rames askush nuk mund te kete makine te blinduar. Nje makine e mire e blinduar kushton edhe me shume se nje Ferrari dhe sot keto makina ne Shqiperi i zotrojne Rama, Tahiri dhe shumica e krimineleve me te njohur .
A do i bllokoje Rama keto? Sigurisht qe jo!
Vertete beson Rama se ka njeri ne Shqiperi apo ne bote qe nuk e di se droga kishte , jo mbeshtetjen, por nxitjen direkt nga Rama per tu kultivuar dhe per tu perdorur si aseti kryesor ne blerjen dhe marrjen me dhune te zgjedhjeve…
Prandaj Rama as nuk do te kap e as nuk do te bllokoje ndonje kriminel te vertete sepse per fat te keq eshte kryeministri yne qe nuk gjen dot vrime se ku te futet prej tyre.